Zaev: Gëzohu Strumicë, iku njerka e keqe tani sërish ke nënë
Karvani i koalicionit "Për jetë në Maqedoni", mbrëmë mbajti tubim në Strumicë, ku lideri i LSDM-së Zoran Zaev paralajmëroi hapje të korsisë së re paralele në Kodrën e Vallandovës, që muindëson lidhjen e qytetit drejtpërdrejtë mëe autostradën.

"Fillojmë me zgjidhjen eksprese në pjesën e rrugës Shtip-Radovish, që do të lidhet me zgjidhjen e re Radovish - Strumicë. Në mënyrë të drejtpërdrejtë e bëjmë rrugën e shpejtë nga Strumica deri në kufirin me Bullgarinë, ndërsa punojmë edhe në dokumentacionin e ri projektues për lidhje me autostradë Strumicë-Veljusë-Udovë. Strumica do të jetë qytet bashkëkohor i lidhur me botën me perspektiva të shkëlqyeshme", tha Zaevi.

Ai para banorëve të Strumicës shtoi se ka mbaruar koha kur pushteti qendror, siç tha, ka qenë njerkë për Strumicën.

"Për Strumicën dhe banorët e Strumicës vjen kohë e re, e përkrahjes serioze dhe ndihmës nga pushteti qendror. Gëzohu Strumicë, iku njerka jote e keqe, tani sërish ke nënë, e cila do të ndihmon, do të ruajë dhe do të kompensojë atë qe ta kanë marrë padrejtësisht gjatë këtyre viteve", tha Zaevi.

Kandidati për kryetar komune Kosta Janevski paralajmëroi urë urbane, e cila do t'i lidh Strumicën e vjetër me atë të re, bulevard të ri në rajonin qendror të qytetit.

"Kemi 20 projekte kapitale dhe qindra më të vogla, do të ndërtojmë kopshte për fëmijë, rrugë, do t'i modernizojmë shkollat, do të kujdesemi për familjet e rrezikuara sociale, por më me rëndësi është t'i mbajmë fëmijët këtu. Për këtë shkak ju drejtohem juve të rinjve, ju jeni energjia, fryma dhe kreativiteti im. Me ju dëshiroj ta ndërtoj Strumicëmn", tha Janev.
Shtuar më 11/10/2017, ora 11:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori