Zaevi do ti paguajë Gruevskit 50 mijë euro
Pëlqej
Gjyqi mes Gruevskit dhe Zaevit ka përfunduar.

Nga gjykimi, i fituar ka dalë kryeministri.

Si përfundim, Zaevi do ti paguajë Nikola Gruevskit 50 mijë euro, për shkak se e "ka lënduar shpirtërisht".

Zoran Zaevi u shpall fajtor për shpifje ndaj Gruevskit, lidhur me atë që opozita e ka quajtur, "vjedhja e Bankës së Maqedonisë".

I dënuari, që është Zaevi detyrohet ti paguajë palës paditëse, Gruevskit, brenda 15 ditëve, një shumë prej 50 mijë eurosh. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori