Zaevi dhe Gruevski sot në gjykatë për rastet "Ryshfeti" dhe "Shuplaka"
Pëlqej
Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahen seanca për rastin “Shuplakat”, në të cilin akuzohet lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe për rastin “Ryshfet” në të cilin akuzohet kryeministri aktual Zoran Zaev.

Gruevski duhet të paraqitet në gjykatë për akuzat për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Në lëndën e PSP “Dhuna në Qendër”, krahas Gruevskit, akuzohen edhe 13 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish-ministrin i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe deputetja Daniela Rangellova. Paraprakisht seanca më 28 shtator ishte anuluar për shkak të mungesës së dy të akuzuarve.

Kurse Zaevi për rastin “Ryshfeti” akuzohet se në cilësinë e kryetarit të komunës së Strumicës, kërkoi mitmarrje nga biznesmeni i Strumicës, Ivan Nikollov, në vlerë prej 160 mijë euro për një tokë ndërtimore në Strumicë.

Seanca paraprake, më 27 shtator, u anulua për shkak të mungesës së gjykatëses Dijana Gruevska-Ilievska. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2017, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori