Zaev: Zgjedhjet mund të shtyhen
Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se bllokim i ligjeve thelbësore në Kuvend mund të sjell deri tek prolongimi i zgjedhjeve.

Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp.

“Një pjesë e madhe ka të bëjë me balancimin e kundërvajtjeve dhe besoj se kjo pjesë mund të kaloj në janar ose shkurt. Por, ligjet thelbësore, nëse shkaktojnë frenimin e pensioneve, të rritjes së rrogave, transferimet sociale, e asaj që donë të thotë jetë për qytetarët, atëherë zgjedhjet do të shtyhen”, ka deklaruar kryeministri Zaev.

Zgjedhjet janë caktuar që të mbahen më 12 prill të vitit 2020.
Shtuar më 24/12/2019, ora 18:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori