EMRI/ U kap në “shtëpi bari”, arrestohet 18-vjeçari shqiptar në Angli

Një 18-vjeçar shqiptar ëstë arrestuar në Sunderland në Angli, pasi u kap

duke u kujdesur për rreth 50 rrënjë kanabisi në një shtëpi të shndërruar në laborator për rritjen e bimëve narkotike.

I riu Enkel Beqiri u kap duke tentuar të arratiset nga dritarja e tualetit të vilës në Tintern Street, teksa policia hyri në banesë.

Kanabisi ishte vendosur në dhomën e gjumit dhe atë të ndenjes së bashku me të gjitha mjetet e nevojshme për rritjen e tij.

Policia zbuloi gjithashtu 2.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e gatshme për shitje. Megjithatë i riu ka mundur t’i shmanget qelisë duke u dënuar me 12 muaj shërbim në komunitet në vend të burgosjes.

 


Shtuar 7.06.2023 16:55