Përmbyset kamioni me targa maqedonase në Kroaci

Kamioni me rimorkio për transport veturash të tjera është rrokullisur në pjesën jugore të autostradës Bregana – Lipovac të Kroacisë, njoftojnë mediat kroate.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, kur vetura me targa të Maqedonisë së Veriut është rrokullisur dhe për pasojë kanë rënë edhe veturat që ka qenë duke i transportuar.

Trafiku në autostradë është mbyllur për qarkullim në drejtimin lindor dhe është rikahëzuar në karrexhatën tjetër. Shoferi i kamionit është lënduar dhe është dërguar për mjekim në spitalin më të afërt.


Shtuar 29.11.2021 22:01