“Tema për të cilat kemi biseduar ishin zgjedhjet presidenciale dhe rrjedha e ardhshme e ligjeve reformuese që janë shumë të rëndësishme për qytetarët si dhe për datën për fillim të negociatave me BE-në”, kështu deklaroi kryeministri i Maqedonisë të Veriut dhe lideri i LSDM-së, Zoran
Zaev pas takimit me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian
Mickoski.
Në lidhje me propozim-ligjin për PSP-në,
Zaev tha se Katica Janeva dhe ekipi i saj duhet të vazhdojnë me punë në kuadër të Prokurorisë Publike, ndërsa ‘bombat’ kanë limit dhe fund, por jo edhe dëshmitë materiale.
“
Dialogu politik vazhdon. Ne do të bëjmë gjithçka që proceset të zhvillohen në drejtimin e duhur. Kemi pasur periudhë konstruktive edhe nga
Mickoski. Unë do të mbetem pozitiv. Ne jemi të drejtuar para
vendimeve serioze historike. Çdokush do të ketë përgjegjësi. Pres që përmes bisedimeve të grupeve punuese të gjendet konsensus. Procesi i faljes duhet të vazhdojë. Ndjej marrëdhënie pozitive edhe për këtë nga
opozita. Obligimi është i përbashkët”, tha
Zaev dhe shtoi se nuk ka pranuar që
opozita të jetë propozues i prokurorit publik të ardhshëm.
Shtuar më 11/03/2019,
ora 09:05