E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Zaev-Xhaferit: Rregullo gabimin, hiq flamurin shqiptar nga zyra!
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi sot se pret që kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i BDI-së, ta “përmirësojë gabimin” dhe ta heqë flamurin kombëtar shqiptar nga zyra e tij.

I pyetur nga gazetarët për komentet lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar pranë atij maqedonas në kabinet nga ana e kreut të ri të Parlamentit, Zaev tha se ligjet në Maqedoni janë të qarta dhe duhet të respektohen dhe se personi që e ka bërë gabimin duhet ta përmirësojë atë.

Zaev, deklaratën e bëri pas takimit me zyrtarët e OSBE-së sot në Shkup.

Ai sot më herët takoi liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe vizitoi në spitalin e Tetovës liderin e LR-PDSH-së Ziadin Sela, i cili po rikuperohet për rrahjes mizore nga huliganët maqedonas të enjten e kaluar në Kuvendin e Maqedonisë. /albeu.com/

Shtuar më 04/05/2017, ora 21:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori