Zaev viziton Qendrën Memoriale të Holokaustit në Jerusalem
Në kuadër të vizitës në Izrael, delegacioni qeveritar i Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, sot vizitoi Qendrën Memoriale të Holokaustit në Jerusalem.

"Në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, në emër të Qeverisë por edhe në emër personal kryeministri Zoran Zaev shfaqi respekt ndaj qytetarëve të vdekur dhe porositi, asnjëherë të mos përsëritet", kumtoi shërbimi për informim i Qeverisë.

Paraprakisht, Zaev pati takim me presidentin izraelit, Rueven Rivlin. Për sot janë planifikuar edhe fjalime të Zaevit në Këshillin izraelit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe në Biznes forumin, organizues i të cilit në Jerusalem është Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Është parashikuar që nesër kryetari i qeverisë së Maqedonisë të takohet me homologun e tij Benjamin Netanjahu. /albeu.com/



Shtuar më 03/09/2017, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori