Në kërkim për një plagosje në Shqipëri, pranga 36-vjeçarit shqiptar në Itali

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali.

I arrestuari ishte në kërkim me qëllim ekstradimin, për një plagosje në Shqipëri.

Shqiptari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për hetime të mëtejshme të rastit.

Kërkimi ndërkombëtar përfshinte një urdhër-arresti të lëshuar në vitin 2015 nga Autoriteti Gjyqësor Shqiptar, për plagosje të rënda pas një përleshje me armë./albeu.com/