Zaev uron për 22 vjetorin e pavarësisë
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në kuadër të 22 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë ka uruar këtë përvjetor. Ai ka theksuar se vendi ynë është i lirë që garanton paqe, stabilitet, siguri dhe barazi në mesin e demokracive në BE dhe NATO.

“Çdo vit pasardhës, pas vitit 1991 historik, na përkujton arsyet për të cilat duhet të krenohemi si vend, por edhe për detyrimet që i pranuam kur morëm vendimin për Maqedoninë e pavarur. Para 22 viteve Maqedonia tregoi pjekuri për shtet të pavarur dhe sovran. Gjatë viteve, kaluam përmes sprovave të mëdha, të brendshme dhe të jashtme, por me vendosmëri duke mbijetuar rreth vizionit për shtetin tonë, bashkërisht arritëm të krijojmë institucione funksionale dhe me dinjitet të përfaqësuar në botë.

Megjithatë, sot, kjo datë e rëndësishme nga ne kërkon forcë të re rreth sfidave që një kohë më të gjatë na qëndrojnë në rrugë të së ardhmes sonë”, theksohet në urim. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2013, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori