Zaev ua thotë qartë serbëve: Asgjë nuk varet nga Ivanov
Kryeministri Zoran Zaev në intervistën për gazetën beogradase “Politika” ka thënë se është detyrë patriotike e çdo politikani, veçmas të çdo kryeministri të angazhohet për interesat e qytetarit që ia kanë dhënë besimin për të drejtuar shtetin.

Lidhur me realizimin e marrveshjes në Maqedoni dhe qëndrimin e presidentit Gjorge Ivanov dhe të opozitës, Zaev ka thënë se asgjë nuk varet nga Ivanovi, por nga qytetarët.

Qytetarët do të deklarohen në referendum për marrëveshjen historike me të cilën shteti ecë përpara. Ajo që varet nga unë dhe Qeveria, do e bëjmë, do të përpiqemi në tërësi të afrojmë drejt qytetarëve kontributet nga kjo marrëveshje me Greqinë dhe të pastrojmë gjitha paragjykimet me të cilën politikanë të papërgjegjshëm hutojnë opionin”, ka thënë Zaev.


Shtuar më 24/06/2018, ora 15:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori