Zaev: Thaçi nuk ka qenë në vend dhe nuk është njoftuar për zhvillimet që kanë ndodhur
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, pas takimit me eurokomisionerin Johannes Hahn, ka komentuar edhe deklaratën e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Në pyetjen e gazetarëve se a është i njohur për atë që Thaçi tha se lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, janë marrë vesh për qeverinë dhe vetëm se po zvarrisin punën dhe po luajnë me opinionin, Zaev tha se shihet qartë se Thaçi nuk paska qenë në vend për rreth një muaj dhe nuk është në dijeni se çfarë ka ndodhur në këtë periudhë.

"Është e qartë se Menduh Thaçi nuk paska qenë në shtet këtë muaj dhe nuk është në dijeni se çfarë ka ndodhur këtu", ka thënë Zaev. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2017, ora 12:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori