Pavarësisht se nuk lidhet me afat kohor, kryeministri
Zaev thotë se
ligji për prokurorinë duhet të miratohet sa më shpejtë. Kjo për shkak të siç tha
Zaev, fatin e lëndëve të PSP-së.
"
Ligji për PSP-në është aspiratë duhet ta
sjellim. Askush nuk na detyron, por qytetarët na shtyjnë ta
sjellim. Bashkë ta
sjellim ligjin.
Ligji është mirë për shkak se plotësisht do ti sigurojë ardhmërinë e lëndëve të cilat tashmë janë të siguruara. Do tu japë qëndrim të qartë, prej atje kemi edhe klauzola të qarta. Opozita mori propozim të mirë. Nuk ishte vetëm për BE-në, por për vendin. Le ta mendojnë. Ja tani përfundoi vendimi i BE-së"-tha Zoran
Zaev, kryeministër.
Lidhur me
Regjistrimin e popullsisë,
Zaev tha se janë paraparë edhe mjete nga buxheti dhe se realizimi është i rëndësishëm.
"
Regjistrimin duhet ta kemi dhe duhet ta zbatojmë. Në projektimet e reja buxhetore që bëhen për momentin në Ministrinë e Financave është parashikuar regjistrimi në vitin 2020. Ne bëmë para regjistrim të suksesshëm. Tani teknologjitë e reja e mundësojnë atë që të ketë në tërësi ti kemi të gjitha të dhënat, por duhet në terren të provohen. Në periudhën në të cilin do të vendos Enti shtetëror për statistika ta bëjë, atëherë duhet ta bëjë këtë. Regjistrimi më tepër na duhet për pjesën ekonomike, krijimin e politikave, zhvillimin e barabartë rajonal e kështu me radhë"-pohoi Zoran
Zaev, kryeministër.
Për ligjin për PSP-në dhe
Regjistrimin e Popullsisë kryeministri
Zaev kërkoi mbështetje nga opozita, duke theksuar se të dy çështjet janë të rëndësishme për demokratizimin dhe përparimin e vendit.
Shtuar më 19/10/2019,
ora 16:52