Masakra në Bllok, arrestohet pronari i lokalit Redi Popesku
Zaev takohet me homologun bullgar, pritet takimi me Merkel
Pëlqej
Kryeministri Zoran Zaev është duke marrë pjesë në punën e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që mbahet në Sofje, Republikën e Bullgarisë.

Në pjesën zyrtare të programit, kryeministri Zoran Zaev është pritur nga ana e kryeministrit bullgar, Bojko Borisov.

Kryeministri Zoran Zaev do të marrë pjesë në sesionin plenar me temë “Lidhje” ndërsa gjatë kohës së drekës mes shefave të qeverive dhe përfaqësuesve më të lartë shtetëror të trupave të Bashkimit Evropian është planifikuar që ai të mbajë fjalimin e tij me temë “Përballja e përbashkët me kërcënimet”.

Sipas agjendës, kryeministri Zoran Zaev do të takohet edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe me kryeministrat e Austrisë dhe Zvicres, Sebasitjan Kurc dhe Stefan Llofven.
Shtuar më 17/05/2018, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori