Zaev takohet me Cipras, pritet deklarata
Pëlqej
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras filluan takimin e tyre bilateral në Sofje, takim ky, i cili pritet me shumë optimizëm nga ndërkombëtarët për të arritur marrëveshje për çështjen e emrit.

Vërtetim i marrëveshjeve të deritanishme, mbështetje për vazhdimin e procesit si dhe tentativë për afrimin e pozitave lidhur me çështjet më delikate, ku bien edhe ndryshimet kushtetuese, janë temat për të cilat pritet të bisedohet në takimin tet-a-tet të kryeministrave, transmeton MIA.

Ky është takimi i dytë tet-a-tet mes Zaevit dhe Cipas, pas bisedimeve që u bënë në Davos.

Takimi filloi në orën 10 e 30 sipas kohës bullgare. Është paraparë që kryeministri Zaev të japë deklaratë në orën 14:00.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në prill deklaroi se kur publiku të dëgjojë paralajmërimin për takimin e ardhshëm me kryeministrin grek Aleksis Cipras, ajo do të thotë se ka gjasa që të arrihet zgjidhje për çështjen e emrit.
Shtuar më 17/05/2018, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori