Ferdinand: Rabiot është një hap përpara De jong, Manchester United duhet të firmosi me francezin

Manchester United po tenton të transferojë Andrien Rabiot nga Juventus, një trasnferim që po ngre diskutime.

Duke folur për kanalin e tij në YouTube, Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq”, ka komentuar rreth kësaj situate.

“Ai është padyshim një lojtar shumë i talentuar, ai ka një këmbë të majtë të buklur dhe është i shkëlqyer kur e sjell topin nën presion, ai pason shumë mirë si nga afër, ashtu edhe nga larg.

Ai është një lojtar shumë i mirë por duhet të luajë përpara mbrojtjes në mënyrë që të hapë topat, pasi francezi nuk është një mesfushor që shënon. Natyrisht do të ishte opsioni i dytë ose i tretë për United pas De Jong. Ata mendojnë se ardhja e De Jong do të ishte e ndryshme nga Rabiot, por unë mendoj se francezi është një hap përpara holandezit”, është shprehur legjenda e klubit anglez./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.08.2022 15:21