Zaev reagon për vdekjen e vajzës në Gostivar
Pëlqej
Kryeministri Zoran Zaev, duke shprehur shqetësimin për tragjedinë që ndodhi në Gostivar, ku një 17 vjeçare humbi jetën në Vardar duke ikur prej qenve endacak, duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente.

"Ligjet të cilët i kemi janë të komplikuar dhe me standardet evropiane siç është sigurimi i kujdesit të qenve endacak dhe është shumë vështirë që të arrijnë komunat. Kemi menduar në ndryshimin e legjislacionit në një mënyrë më fleksibile i cili do të respektojë standardet ndërkombëtare për mbrojtje të jetës së gjallesave, ndërsa Republika e Maqedonisë të mund të zbatojë." u shpreh Zaev.

Zavei shtoi se si ish kryetar ka pasur përvojë personale në zbatimin e përkujdesjes për qentë endacak.

"Duhet të krijojmë mënyra se si ta organizojmë atë, të zëmë qentë që rriten në numër. Kompetenca është e komunave, por shteti duhet të kujdeset, sepse ato nuk kanë kapacitet. Një prej mënyrave është përmes ndryshimit të legjislacionit që të mund ta realizojnë komunat në përputhje me kapacitet e tyre, dhe e patjetërsueshme është edhe dëgjimi i kujdesshëm i veterinarëve dhe ekspertëve dhe zbatimi i treguesve të tyre." tha ai.

Në lidhje me ngjarjen tragjike me vajzën 17 vjeçare Xhejha Mexhiti, e cila në mes të Gostivarit u sulmuar prej qenve endacak, dhe duke ikur ka rënë dhe është mbytur në ujërat e Vardarit, kryeministri Zoran Zaev, problemin e fokusoi te “standardet ligjore të ndërlikuara evropiane për kujdesin e qenve endacak”. Këtë ngjatje e vlerësojmë si jokonsekuente, sepse është në kundërshtim me atë që LSDM u zotua gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit 2016.
Shtuar më 08/11/2018, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori