Zaev propozon Nina Angelovskën si ministre të Financave
Nina Angellovska, themeluese e “Gruper”, do të jetë minister e re e financave ndërsa janë caktuar edhe zëvendëministrat e rinj të arsimit, Elizabeta Naumovska, të ekonomisë Kire Kolemishevski ndërsa për sistem politik, Nexhat Memedoviq.

Kjo u bë e ditur nga kryeministri, Zoran Zaev pas mbledhjes së Këshillit Qendror të LSDM-së ndërsa propozimet të premten pritet të dërgohen në Kuvend për miratim.

Zëvendësministri i deritanishëm i ekonomisë, Kire Naumov është caktuar për drejtor të bankës maqedonase për mbështje të të zhvillimit.

Në mbledhjen e Këshillit Qendror janë zgjedhur edhe nënkryetarët e LSDM-së: Kosta Petrov, Oliver Spasovski, Muhamed Zeqiri, Milla Carevska dhe Damjan Mançevski.
Shtuar më 23/08/2019, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori