Zaev pritet me nderime në Kosovë
Pëlqej
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Për nder të kryeministrit maqedonas është rreshtuar edhe garda e FSK-së

Pas takimit kryeministrat do të mbajnë një konferencë për mediat.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Zaev do të takojë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, dhe presidentin Hashim Thaçi.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë


Shtuar më 12/12/2017, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori