Fabrizio Romano është mashtrues? Redaktori holandez i “De Telegraf” e denoncoi italianin

Italiani Fabrizio Romano, i specializuar për ngjarjet në tregun e futbollit, konsiderohet si një nga gazetarët sportivë më të informuar në Europë.

Megjithatë, ky nuk është mendimi i redaktorit sportiv të gazetës holandeze De Telegraaf, Marcel van der Kraan, i cili e quajti Romanin hajdut dhe mashtrues.

-Fabrizio Romano, ai është një lloj guru i transferimeve, por ai është numër një në kopjimin e lajmeve nga faqet e internetit”, tha Van der Kraan në një podcast, dhe më pas shpjegoi se si Romano “operon” me një shembull adekuat, shkruan albeu.com.

–Në një ditë si kjo e sotmja, shihet se dy minuta pas lajmeve tona, Fabrizio Romano vjen me “lajme shumë ekskluzive” për Antonion, i cili nuk ishte në stërvitjen e Ajax-it. Dhe pastaj e gjithë Evropa mendon “wow, ai arrin të zbulojë gjithçka”. Por ai thjesht vjedh të gjitha lajmet nga çdo gazetar nga çdo vend. Por është e lejuar.  Njerëz të tillë sillen vetëm sikur të kenë kontakte kudo, por në fakt thjesht kopjojnë ato të të tjerëve”, shpjegoi holandezi.

Fabrizio Romana ndiqet nga 11.1 milionë njerëz në rrjetin social Twitter dhe ka bërë një biznes serioz duke raportuar për transfertat e futbollit. /albeu.com/