Zaev: Personi që ka dashur të më vrasë është në paraburgim
Pëlqej
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka konfirmuar se më 27 prill në Kuvend është dashur të vritet ai, ndërsa për këtë ekziston edhe bisedë telefonike. Zaev, tha se personi që ka dashur ta likuidoj atë është në paraburgim.

“Për detajet besoj se organet e rendit do të japin njoftim ose do të na informojnë në periudhën e përshtatshme se si po rrjedhin proceset gjyqësore. Unë e di se njeriu që e ka marrë atë detyrë është në paraburgim”, ka thënë sot Zaev.

Javën e kaluar javorja Fokus publikoi se ekziston bisedë telefonike, e incizuar në disa muaj pas të enjtes së përgjakshme, e cila e zbulon skenarin e përgjakshëm. Një nga bashkëbiseduesit e qorton tjetrin se përse nuk e ka vrarë Zaevin, ngase ashtu ka qenë marrëveshja.


Shtuar më 25/02/2018, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori