Zaev për vizitë në Ohër dhe Manastir
Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Ohër dhe Manastir.

Ohër, kryeministri Zaev do të ketë fjalim në Forumin e operatorëve të sistemeve përçuese të energjisë elektrike në Evropën Juglindore nikoqir i së cilit është shoqata aksionare në pronësi shtetërore MEPSO.

Në këtë Forum, në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësues të ENTSO-E, Rrjeti evropian i operatorëve të sistemeve përçuese dhe i cili ka për qëllim krijimin e tregut të vetëm të energjisë elektrike, do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Angjushev.

Kryeministri dhe zëvendëskryeministri pastaj do ta vizitojnë Manastirin ko do të marrin pjesë në takim pune me përfaqësuesit e biznes-sektorit nga rajoni i Manastirit në të cilin do t’i prezantojnë masat për mbrojtje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga shtylla e tretë, si dhe masa e re për mbrojtje të rritjes së pagave deri në 18.000 denarë në veprimtarisë të punës intensive.


Shtuar më 11/05/2018, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori