Zaev: Për të mbrojtur veten, Gruevski hodhi në zjarr deputetët
Zoran Zaev ka deklaruar se kryeministri Gruevski për t'u mbrojtur personalisht të gjithë procedurën për amnestimin e rasteve të Hagës e ka kaluar përmes parlamentit, duke ua hedhur përgjegjësinë parlamentarëve, transmeton Albeu.com.

Kryeministri Nikolla Gruevski njofton Silvana Bonevën se ka përfunduar marrëveshja me BDI-në, duke i thënë se ai kërkon që kjo gjë duhet bërë sa më shpejtë pasi atë e pret një periudhë shumë e vështirë.

Gruevski thotë se qeveria do të jap një mendim të paqartë ndërsa komisioni parlamentar do të nxjerr mendim pozitiv në mënyrë që parlamenti ta miratojë.

Bëhet fjala për amnestinë e rasteve të Hagës, dhe dy ligje tjera.

Gruevski pranon se tani VMRO do e ketë më vështirë për këtë amnisti por duhet të durojnë.

Më pas, Gordana Jankullovska bisedon me ministrin Stavrevski ku e njofton për planin e Gruevskit për ligjet që duhet të kalojnë në parlament. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2015, ora 14:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori