Zaev për vizitë në SHBA, takime me Trump dhe Guterres
Pëlqej
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev së bashku me delegacionin e Maqedonisë do udhëtojë drejt KuvenditPërgjithshëm të 72-të në Kombet e Bashkuara në Neë York, nga datat 17 deri 23 shtator.

Zaev do të mbajë fjalim në hapjen solemne të punës së KuvenditPërgjithshëm me temë "Qeveria e hapur"të cilën e kryeson presidenti francez Emmanuel Macron.

Pjesë e delegacionit të Maqedonisë do të jetë shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe ministri i diasporës Edmond Ademi.

Kryeministri i Maqedonisë do të ketë darkë pune edhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, presidentin e SHBA-ve, Donald Trump dhe disa takime tjera dypalëshe me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, përfaqësuesen e lartë të BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Federica Mogherini. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori