Zaev për "Der Standard": BDI e VMRO janë vëllezër binjakë, zgjedhjet në fillim të Ramazanit
85% e mediave kontrollohen nga pushteti, ndërsa në vendin me 1.6 milion banorë ka 180.000 administratorë, thekson kryeopozitari Zoran Zaev për një intervistë ekskluzive për gazetën austriake "Der Standard".

Sipas tij, zgjedhjet mund të mbahen në fillim të Ramazanit, me 5 qershor.

Në vijim Bota sot ua sjell të plotë intervistën.

Standard: Partia juaj SDSM, ka mohuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 24 prillit. Cila kushte duhet të plotësohet paraprakisht sipas jush?

Zaev: Ne kemi luftuar për këto zgjedhje për të treguar se zgjedhjet e mëparshme kanë qenë të falsifikuara. Andaj nënshkruam verën e kaluar marrëveshjen e Perzhinës, sipas së cilës, kërkohet zgjedhjelira, listë të pastër zgjedhore të bërë nga një komision i paanshëm dhe media të lira. Vetë në Austri – marrim si shembull – nuk janë mediat të kontrolluara nga një parti, ndërsa në Maqedoni 85 përqind e tyre kontrollohen nga qeveria. Ne kërkojmë shanse të barabarta. Ne vijojmë t bisedojmë për ligjin e medias me ndërmjetësimin e europianëve. Megjithatë partia në pushtet, VMRO, i shmanget çdoherë debatit.

Drejtorët e televizionit shtetëror RTVM dhe Agjencisë për Sherbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (AVMU) janë anëtarë të VMRO. Ne kërkojmë sa më shpejt të jetë e mundur zgjedhje, por të drejta dhe të lira.

Standard: Atëherë kur mund të organizohen zgjedhjet?

Zaev: Nëse Komisioni zgjedhor fillon sot të pastrojë listën zgjedhore, kemi nevojë për 85 deri në 90 ditë. Sipas informacioneve tona ka 100.000 votues fiktivë. Sipas ligjit, regjistri i votuesve duhet të kontrollohet 50 ditë para zgjedhjeve, që i bie në 5 mars. Mirëpo deri atëherë kemi 34 ditë dhe jo 90 ditë. Nëse komisioni zgjedhor ka mundësi që deri në 15 prill të pastrojë listën zgjedhore, atëherë ne mundemi të organizojmë zgjedhje në 5 qershor. Pse në 5 qershor? Sepse atë dit fillon Ramazani. Dhe është traditë, që muslimanët të agjërojnë, gjithashtu pas 8 qershorit njerëzit shkojnë nëpër pushimë dhe është e vështirë të gjendet votuesit.

Standard: Varësia e njerëzve nga regjimi vërehet në gjithë Ballkanin perëndimor dhe është e vështirë të arrihen ndryshime përmes zgjedhjeve, shikoni Kosovën dhe Malin e Zi. Përkundër që njerëzit në Maqedoni janë përgjuar, keqpërdorur, korrupsioni ka arritur përmasa gjigante, gjakderdhja në Kumanovë, ka akoma shumë njerëz që përsëri do votonin VMRO-në.

Zaev: Ne mbase jemi vendi i parë në Europë, që me shumë durim dhe trajtesë do kemi ndryshime qeverish me anë të zgjedhjeve. Unë shpresoj, që të mos jem gabim. Unë jam kryetar qyteti dhe 20 vjet përvojë politike. Nga kjo qeveveri është formuar nepotizmi.

Standard: raste të tilla ka gjithandej, pavarësisht nga kjo qeveri

Zaev: Okej, por ne kemi më pak se 1.6 milion banorë dhe ne kemi 180.000 administratorë, të cilët nëse nuk janë me qeverinë humbasin punën. Fatmirësisht tani ministrinë e punëve sociale e kontrollon një anëtar nga partia jonë dhe Gruevski dhe kushëriri i tij Sasho Mijallkov nuk janë në detyrë.

Standard: Në princip zgjedhjet dhe puna e prokurorisë special nuk janë të lidhura me njëri-tjetrin?

Zaev: Por ata kanë ndikim nga njëri-tjetri.

Standard: Dëshironi pra të shtyni zgjedhjet?

Zaev: Jo, ne duam zgjedhjelira dhe demokratike.

Standard: Nëse humbisni zgjedhjet, do protestoni në rrugë siç bëtë para pak kohësh?

Zaev: Nëse ka zgjedhjelira dhe demokratike nuk ka shansë që të dalim në rrugë dhe të bojkotojmë parlamentin. Ne kërkojmë një legjitimitet për fituesit e zgjedhjeve. Kjo është për stabilitetin e zgjedhësve, por edhe e rëndësishme për krizën e refugjatëve.

Standard: Kriza e refugjatëve në kufirin Maqedoni-Greqi ka prekur edhe Europën, që dëshiron të dërgojë policinë e Frontex, për të kontrolluar kufirin. Jeni ju dakort?

Zaev: Ne jemi vend i vogël dhe zgjidhja vjen vetëm me koordinimin e shteteve tjera. Bile edhe Gjermania nuk është në gjendje të zgjidh vetë problemet. Andaj ne e shohim të nevojshme bashkëpunimin edhe me Frontex-in. Kjo e fundit mund ta bëjë mirë punët e ushtrisë dhe policisë maqedonase.

Sipas informacioneve tona në 2016 do ketë më shumë refugjatë sesa nga 2015 andaj kërkohët vëmendje maksimale. Si i majtë jam kundër gardheve kufitare, mirëpo nuk e mohoj mundësinë që g20 kilometrat e tanishme të gardhit me tela, ta zgjerojmë më tepër.

Standard: Greqia nuk jua njeh emrin tuaj kushtetues dhe bllokon anëtarësimin e Maqedonië në integrimet euro-atlantike. Keni ju një zgjidhje politike për këtë?

Zaev: Së pari nevojitet stabilitet politik për zgjidhje të këtyre problemeve të prekshme. Ka sinjale të mira se ministrat tonë të brendshëm dhe të jashtëm bashkëpunojnë mes veti. Tani për tani, nuk ka një zgjidhje të afërt me Greqinë. Por kjo do ndodh pas zgjedhjeve.

Standard: Edhe shefi i partisë më të madhe shqiptare, BDI, Ali Ahmeti, ka ndërmjetësuar për zgjidhjen e kontestit të emrit. Megjithatë BDI është pjesë e qeverisë korruptive këtu. Tradicionalisht ajo ka qenë pjesë e formimeve qeveritare. Nëse fitoni zgjedhjet do e merrni në koalicion BDI?

Zaev: Ne jemi të hapur me të gjithë, që kanë qëllime të përbashkëta me ne. Por BDI mbështet VMRO, kur bëhet fjalë për zgjedhjet e parakohshme. Ata e bëjnë këtë vetëm për të na bërë presion dhe është e vështirë që të krijojmë koalicionin qeveritar me BDI. Partia jonë në anën tjetër është për një shoqëri multi etnike. Pesë përtitë tjera shqiptare për ne janë më të afërta. BDI është e lidhur me aktivitetet kriminale të VMRO. Kjo i bën ata si vellëzer binjakë. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2016, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori