Zaev- Pence: SHBA-të mbështesin Maqedoninë në proceset integruese
Kryeministri Zoran Zaev pati një takim bilateral sot në Podgoricë, me zëvendës presidentin amerikan Mike Pence.

Zëvendës presidenti Pence tha se Maqedonia mund të llogarisë në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndërsa shprehu gjithashtu mbështetjen ndaj politikave të Qeverisë, si dhe përpjekjet e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

“Qëndrimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është se SHBA mbështet angazhimin e Republikës së Maqedonisë dhe rajonit për anëtarësim në NATO”, deklaroi Pence.

Zëvendës presidenti u interesua edhe për realizmin e planit 3-6-9 duke theksuar se është shumë e rëndësishme që të sigurohet sundimi i së drejtës në Maqedoni. Për SHBA, thelbësore janë proceset demokratike si dhe lufta kundër korrupsionit, liria e medias, shoqëria civile, qeverisja e mirë.

Qëndrimi i zëvendës presidentit Pens është se kryeministri Zaev i realizon proceset e reformave dhe integrimit me energji pozitive dhe entuziazëm që janë në përputhje me nevojat e rajonit për një brez të ri të liderëve të lirë nga e kaluara, që e shohin të ardhmen e popullit të tyre dhe të vendit të tyre.

Vlerësimi i përgjithshëm i Samitit është se rajon po tregon solidaritet të madh dhe të përbashkët, e cila ka mbështetjen e SHBA-ve, siç theksoi edhe vet zëvendës presidenti Pens, qëndrojnë pas integrimeve euroatlantike të Maqedonisë dhe anëtareve të Kartës së Adriatikut. /albeu.com/

Shtuar më 02/08/2017, ora 18:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori