Zaev pas vizitës: Falenderoj ata që ndihmuan
Pëlqej
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot së ashku me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe me zëvendëskryeministrin, Bujar Osmani i vizitoi personat e lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm tragjik.

“Kemi ardhur t’ju japim mbështetje të lënduarve nga aksidenti i rëndë që ndodhi. Të gjitha shërimit shtetërore janë vënë në funksion për të kujdesur për të lënduarit. Dua ta falënderoj Spitalin ‘* Shtatori’ dhe Qendrat Klinike dhe institucionet publike në Shkup, Tetovë dhe Gostivar, policët, zjarrfikësit dhe të gjitha shërbimet publike që u gjenden pranë njerëzve për t’ju ofruar ndihmë.

Në emër të Qeverisë dua të shpreh falënderim për solidaritetin dhe humanitetin e fshatarëve të Llaskarcës që vrapuan nga momenti i parë dhe kanë treguar njerëzi dhe humanitet, kjo është një porosi e madhe humane”, tha Zaev në konferencë pas Vizitës.
Shtuar më 14/02/2019, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori