Zaev pas takimit me BDI-në: Kushtetuta e Maqedonisë nuk do të ndryshohet
Pas takimit me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin , kryetari i LSDM-së Zoran Zaev tha para gazetarëve tha se pas këtij takimi pret nënshkrimet nga BDI-ja që të mund të marrë mandatin nga presidenti i shtetit.

Zoran Zaev deklaroi se janë përafruar qëndrimet mes partisë së tij dhe BDI-së edhe pse në shumë çështje sipas tij, kanë qëndrime të përbashkët si PSP, barazia ekonomike dhe të tjera.

I pyetur se a do të sjellë ligje për ndryshimin e Kushtetutës pas marrjes së nënshkrimeve nga partitë shqiptare ai tha se Kushtetuta e Maqedonisë nuk do të ndryshohet.

“Edhe BDI edhe Ali Ahmeti po pajtohen për ndryshime që janë në kuadër të ligjeve dhe Kushtetutës, pres që të gjejnë ekspertë dhe të konsultohen për ndryshimet”, deklaroi mes tjerash Zaev. /albeu.com/

Shtuar më 21/02/2017, ora 20:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori