Zaev: Partitë të përgatiten për zgjedhjet e 12 prillit
Zaev ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen më 12 prill.

​Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se partitë politike t’i përgatisin listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 12 prill të vitit të ardhshëm.

Zaev ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen më 12 prill, sepse e gjithë procedura për ratifikimin e anëtarësimit në NATO pritet që të përfundojë deri më 11 shkurt, kur edhe shpërbëhet përbërja aktuale parlamentare.


/Alsat/

Shtuar më 02/11/2019, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori