Zaev paralajmëron shpërbërje të gjyqësorit në Maqedoni
"Ne dëshmuam se nuk ka shtet juridik në Maqedoni. Premtuam dhe e kemi situatën e pastër për këtë çështje - shpërbërje të gjyqësisë dhe rizgjedhje të saj", ka thënë kreu i LSDM-së, Zoran Zaev për "Radion Evropa e Lirë".

Lidhur me mundësisë së vazhdimësisë së afatit të Prokurorisë Speciale Publike dhe mundësisë së njëjtësimit të PSP me Prokurorinë Publike pasi që të ristrukturohet kjo e fundit, Zaev u shpreh se PSP është formuar me konsesus të të gjitha partive parlamentare dhe se me rëndësi është që ajo të përfundojë detyrat për të cilat është formuar.

"Unë jam i bindur dhe dëshiroj që PSP-ja të mbarojë punën e saj për të cilën është formuar. Që nënkupton të hetojë gjithçka që është e lidhur dhe ka dalë nga përgjimet e paligjshme.

Nëse ka dëshmi të procedojë hetime dhe akuza, nëse jo të përfundojë me hetimet aty. Kjo është ajo që e presim. Njëkohësisht, paralelisht menjëherë do të duhet t’i nisim proceset për pavarësinë e gjyqësorit.

U tregua se nuk ka shtet të së drejtës në Maqedoni. Premtuam dhe e qartë është situata, duhet shpërbërje dhe rizgjedhje e gjyqësorit", tha Zaev.

Për testimin ekstern, rritjen e rrogës minimale, kthimin e tarifës së lirë të rrymës, Zaev u shpreh se të gjitha vendimet për këto do të sillen në kohë të duhur por me rëndësi janë ato çështje që kanë afate të caktuara, siç janë zgjedhjet lokale për të cilat duhet ndryshim i kodit zgjedhor që të njëjtat të mbahen në vjeshtë.

"Ne paralajmëruam masa të rëndësishme ku disa prej tyre janë të kufizuara edhe me afate. Shumë prindër, mësimdhënës, fëmijë presin të ndërpremë testimin ekstren për shkak se ajo duhet të mbahet në fund të muajit maj ose në fillim të muajit qershor.

Këtu përfshihet edhe ndërprerja e taksës radio-difuzive, kthimi i tarifës së lirë të rrymës, sjellja e ligjit për media, masa të caktuara sociale të cilat i premtuam dhe se të gjitha këto janë të mundshme pa asnjë ndryshim buxhetor.

Pyes se si do të jetë ai moment kur do t’i shohim tërë ato "kudra" tek sa largohen, por nuk ka alternativë tjetër, ky është shteti dhe populli ynë dhe premtoj se do të arrijmë përnjëherë t’i stabilizojmë.

Ndër punët e para do të jetë edhe rritja e rrogës minimale. Shumë prej këtyre vendimeve tashmë janë përgatitur dhe besoj se deri në fund të muajit maj apo fillimi i muajit qershor do të vihen në zbatim.

Edhe një vendim që duhet ta sjellim në Kuvend është edhe ndryshimi i kodit zgjedhor për shkak të skadimit të afatit të caktimit të zgjedhjeve lokale, që besoj se do të mbahen në vjeshtë, por ajo do të planifikohet në pajtueshmëri me partitë parlamentare", tha Zoran Zaev.

Ai shton se me rëndësi për momentin është stabiliteti politik, institucional, ndëretnik me shmangie të ndarjeve që u shkaktuan nga VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2017, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori