Zaev paralajmëron shkarkimin e Ivanovit, po shkel Kushtetutën
Pëlqej
Kryeministri Zoran Zav, dje në intervistë në “Kanal 5” deklaroi se është e mundshme që shumica parlamentare të kërkojë impiçment (shkarkim) për presidentin Gjorge Ivanov nëse nuk e nënshkruan Marrëveshjen me Greqinë, nëse qytetarët do të deklarohen pozitivisht në referendum për marrëveshjen.

Për ngritjen eventuale të kësaj procedure, sipas Kushteutës së Maqedonisë për të pasur sukses impiçmenti do të duhet që të ketë dy të tretat e shumicës së deputetëve, gjegjësisht 81 vota.

“Kam dëshirë për konsolidim të shumicës parlamentare dhe atë do ta bëjmë veçmas për impiçment të presidentit, nëse e kemi patjetër. Unë nuk kam qëllim që të punoj për atë, për momentin kam për të bërë gjëra më të mençura, por gjithçka që është demokraci parlamentare ne do ta shfrytëzojmë që të vijmë deri te mundësia që qytetarët të vendosin për të ardhmen. Dhe atij vendimi të gjithë duhet që t’i nënshtrohemi dhe ta respektojmë deri në fund.

Qytetarët janë ata të cilët do të zgjedhin nëse duan ndryshim të emrit, por nëse referendumi nuk pranohet, askush nuk ka të drejtë ta ndalojë mendimin e tyre. Pra nëse referendumi del negativ, s’ka marrëveshje me Greqinë”, tha Zaev.

Procedurë për konstatimin e përgjegjësisë së presidentit të Republikës së Maqedonisë ngrit Kuvendi i Maqedonisë me shumicë prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Për përgjegjësinë e presidentit vendos Gjykata Kushtetuese me shumicë prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i gjykatësve.


Shtuar më 20/06/2018, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori