Zaev nuk zbulon detaje nga letra e "New York Times"
Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev nuk dëshiron të komentojë letrën e papublikuar dhe të padërguar në "New York Times" për të cilën tha në konferencën për shtyp se përdoret si material dëshmues në rastin për spiunim. Letra, sepretendohet është gjetur në kompjuterin e Zoran Verushevskit, të akuzuarit të parë në rastin "Puçi", por ende nuk mund të publikojë se çfarë përmban letra, shkruan Almakos.

"Unë vetëm mund t’u them se letra është gjetur në kompjuterin e Verushevskit, çdo gjë tjetër që mund ta them do të ishte jokorrekte nga ana ime. Nëse i komentoj dëshmitë, atëherë do të bëhesha njëjtë sikur Gruevski", tha Zaev pas konferencës.

Kreu i LSDM-së shtoi: "Ndërsa për spiunim, e dini cila është prova e MPB-së? Letra e shkruar për "New York Times", në gjuhën angleze e që asnjëherë nuk është dërguar. E tani, ju interpretoni se cili është ai shërbim i huaj apo spiunim i huaj".

Në konferencën e shtypit më 31 janar, kur MPB dhe Nikolla Gruevski informuan opinionin për rasti "Puçi", u zbardhën disa detaje, por letra nuk u përmend. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2015, ora 09:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori