Zaev: Nuk ka politikan tjetër të ketë pasur bashkëpunim të mirë me shqiptarët sa unë
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i cili mban postin e kryetarit të LSDM-së, nuk beson se ka pasur ndonjë tjetër politikan maqedonas, që ka pasur bashkëpunim kaq të mirë me shqiptarët.

Sipas tij, partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE nuk mund ta bëjë këtë sepse ka qasje nacionaliste.

“Kemi bashkëpunuar me të gjithë dhe në radhët e tona kemi shumë shqiptarë në poste të larta shtetërore. Por për dallim nga ne, VMRO-DPMNE as që mund të paramendohet se mund ta bëjë këtë, sepse ajo ka qasje nacionaliste dhe nuk mund ta bëj kthesën, sepse do të humbë vota”, tha Zaev.

Ai tha se për të nuk ka maqedonas, shqiptarë, turq, por “të gjithë qytetarë, që janë të barabartë në një shoqëri për të gjithë.”
Shtuar më 18/02/2020, ora 20:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori