Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh Aleancën e Selës me VMRO DPMNE-në
I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e përfaqësuesve të Lëvizjes Besa drejtuar LSDM-së që të kenë kujdes dhe të qëndrojnë larg votave shqiptare, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se partneri i tyre i koalicionit ka qenë i shpallur para fillimit të fushatës zgjedhore.

“Ne kemi partnerë koalicioni, këtë koalicion e kemi shpallur që para fillimit të fushatës zgjedhore dhe në mënyrë të ndershme vendosëm të garojmë së bashku me BDI-në.

Ne jemi të vetëdijshëm se jo të gjithë mund të pajtohet me qëndrimet tona. Për shemull, as për mua nuk është lehtë ta shoh kandidatin e Aleancës së bashku me përfaqësues të OBRM-PDUKM-së. Ose Besa mbeti në opozitë, ata mundeshin të jenë pjesë e Qeverisë, por vendosën të mbeten pjesë e opozitës. Unë kam mirëkuptim të plotë për koalicionet që bëhen në nivel lokal”, tha Zaev.

Sa i përket deklaratës së djeshme të Nikolla Gruevskit se zgjedhjet kanë qenë plotë me parregullsi, Zaev tha se këto zgjedhje kanë qenë të pastra, korrekte dhe demokratike me disa incidente të izoluara, gjë që e kanë vërtetuar edhe institucionet ndërkombëtare. /albeu.com/



Shtuar më 22/10/2017, ora 18:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori