Zaev: Nuk e di çfarë po negociojnë por presim paqen
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka komentuar zërat për një shkëmbim të mundshëm territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare për paqe mes dy vendeve.
Ai ka thënë për “N1” se Maqedonia do “një zgjidhje pozitive ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Zaev ka deklaruar se kjo zgjidhje duhet të sjellë “paqe të qëndrueshme, zhvillim dhe progres drejt Bashkimit Evropian”.

“Ne nuk e dimë se çfarë po negociojnë ata, ne vetëm po dëgjojmë”, është shprehur ai.

Zaev ka thënë se vetë ka qenë i përfshirë në një “proces të vështirë negociatash me Greqinë”, dhe se e di se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, “nuk e kanë të lehtë”.

Kryeministri maqedonas ka inkurajuar dy presidentët që “të gjejnë një zgjidhje”.


Shtuar më 30/01/2019, ora 22:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori