Zaev: Nuk duhet të prishnim marrëdhënien me Serbinë për voton "pro" Kosovës
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në një deklaratë për gazetën serbe online "Novosti.rs" ka komentuar votën pro të Maqedonisë për Kosovën në UNESCO duke e cilësuar si të kotë prishjen e miqësinë me Sërbinë.

Zaev ka kërkuar që Maqedonia të jetë më e vëmendshme në këtë drejtim. “Ne e kemi pranuar Kosovën dhe ky proces është i përfunduar. Por, Maqedonia duhet të ishte e vëmendshme kur votoi për një çështje e cila nuk ka qenë politike, por fetare dhe shumë e ndjeshme për popullin mik serb” thotë Zaev.

Ai gjithashtu ka kërkuar përmirësim të marrëdhënieve Serbi-Maqedoni.

“Marrëdhëniet e Serbisë dhe Maqedonisë patjetër të përmirësohen, ashtu si edhe marrëdhëniet me shtetet fqinje tjera. Me Serbinë, kjo duhet të jetë lëvizja e parë e Maqedonisë. Vendet fqinje duhet të jenë miqtë e parë të Maqedonisë , në qoftë se ne duam që Evropa të na konsiderojë miq, bota gjithashtu të na konsiderojë si një mik”, përfundon në këtë temë Zaev.
Shtuar më 06/06/2016, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori