Zhgënjimi i Jose Mourinhos

Në sezonin e tij të parë te Roma, Jose Mourinho ishte në gjendje të ngrinte një titull pas një thatësire 14-vjeçare. Special One i përqendroi përpjekjet e tyre në Ligën e Konferencës duke fituar turneun e tretë evropian në edicionin e parë të tij, duke mundur në finale Feyenoord, me një gol të vetëm nga Nicolo Zaniolo.

Tani, në portat e vitit të tij të dytë në kryeqytetin italian, trajneri portugez ka pranuar se është i frustruar nga merkato. Klubi deri më tani ka blerë Mile Svilar, Nemanja Matic dhe Zeki Celik:

“Ju mund ta shihni në fytyrën time këtë. Jam i shqetësuar… jam pak i frustruar me merkaton. Por mos u shqetëso, mos u shqetëso”, siguroi Special One në një deklaratë për Corriere dello Sport. /albeu/


Shtuar 13.07.2022 09:27