Zaev nuk dëshmon për Ziadin Selën
Për shkak obligimeve të punës, kryeministri Zoran Zaev nuk do të jep dëshmi në seancën e sotme për tentativë vrasjen ndaj deputetit Ziadin Sela që ndodhi me 27 prill të vitit të kaluar.

Gjykatësja Sllavica Andreevska theksoi se Zaev e ka njoftuar gjykatën se nuk mund të merr pjesë.

Sot nuk do të mund të dëshmojë as rojtari i Zaevit, Aleksander Trajkov i cili gjithashtu e ka njoftuar gjykatën se për shkak obligimeve të punës nuk mund të dëshmojë sot.

Ndryshe, për tentim vrasje të Ziadin Selës më 27 prill të vitit të kaluar akuzohen Kire dhe Ceko Gjorgjievski, Oliver Oshakovski, Sasha Senkov, Nikolla Dimitrevski, Aleksandar Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavllovski – Kobra.

Të gjithë të akuzuarit, në seancat paraprake nuk e kanë pranuar fajin.
Shtuar më 04/05/2018, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori