Nuk ka thënë asnjë fjalë, Bora do ta “turpërojë” sonte Donaldin në Big Brother Vip

Temë më e diskutuar e momentit është trekëndëshi  Bora-Donald-Beatrix. Donald Veshaj pasi shkëmbeu puthje me moderatoren Bora Zemani disa javë më parë, duke konfirmuar pajtimin me të, gjatë qëndrimit në Big Brother ka nisur një histori dashurie me konkurrenten Beatrix Ramosaj.

Ndërsa të gjithë kanë thënë nga një fjalë për këtë histori, Bora ka heshtur.

Mësohet se Bora do të thyejë sonte heshtjen e saj duke u futur në shtëpinë Big Brother Vip për të sqaruar njëherë e mirë të gjithë situatën e krijuar dhe ndoshta do t’i kthejë varsen që Donaldi ia dhuroi në 3-vjetorin e lidhjes.

Tashmë neve na mbetet vetëm të presim dhe të shikojmë sesi do të jetë vazhdimi i kësaj “telenovele”./albeu.com