Zaev nga Luboteni: Do të sjellim jetë edhe në komunën e Butelit
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në takimin me banorët e fshatit Luboten në komunën e Butelit u shpreh se Maqedonia është e bashkuar si asnjëherë më parë dhe se bashkë do të ecin përpara.

"Këtë që po e bëjmë bashkë është e vlefshme, ejani ta vazhdojmë më 29 tetor. Maqedonia është e bashkuar si asnjëherë më parë, Maqedonë, Shqiptarë, Turq, Romë, Serb, Vllehë, Boshnjakë dhe të tjerë, vetëm bashkë mundemi të ecim përpara dhe vetëm bashkë mund ti zgjidhim problemet. Do të ketë jetë edhe në Butel edhe në të githë Maqedoninë", tha Zaev

"Qytetarët e kanë parë se në Maqedoni ekziston vetëm një opsion, të bashkuar, e cila na siguron të ardhme dhe perspektiva për të gjithë", tha kryetari Zaev.

Ai tha se bota po zhvillohet , do të zhvilllohet interneti, komunikimi, dhe se do të hapen vende të reja punë në cdo pjesë të Maqedonisë.

"Do të ketë ujësjellës dhe ujë të pastër për pije në LubotShkollën e vjetër Goce Delçev do ta riparojmë dhe do të bëjmë kopsht për fëmijë. Do ti asfaltojmë rrugët e fshatit, deri në çdo lagje. Deri në fund të vitit 2018, problemet kryesore për banorët këtu do ti zgjidhim. Do ti zhvillojmë fshatrat. Do të ecin edhe qytetet përpara, nëse ka jetë në fshat", tha kryetari Zaev. /albeu.com/

Shtuar më 20/10/2017, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori