Zaev: Nga kriza do e pësojnë vetëm qytetarët
Pëlqej
Kreu i Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, ka deklaruar sot se nga kriza në të cilën është futur vendi, e pësojnë vetëm qytetarët e Maqedonisë.

Zaev, gjatë një takimi me ambasadorin italian, Karlo Romeo, ka biseduar për nevojën e zhbllokimit të proceseve demokratike në Maqedoni, që është në interes të qytetarëve, stabilitetit dhe perspektivave të shtetit.

Në takim është theksuar nevoja e transferimit të qetë të pushtetit përmes respektimit të parimeve demokratike, si dhe nga kriza e deritanishme, ata që e pësojnë janë qytetarët dhe se ai dhe partia e tij, nuk do ta lejojë këtë gjë.

"Nuk do të lejojmë të ketë pasoja në dëm të qytetarëve dhe të shtetit për interesa personale kriminele të individëve.

Shumica e qytetarëve kanë votuar për ndryshime, jetë kualitative për të gjithë, drejtësi, të ardhme euro-atlantike në Maqedoni.

Ekziston shumicë parlamentare legjitime prej 67 deputetëve të mbështetur prej rreth 700.000 qytetarëve. Ekziston program për Qeveri të re reformuese të Maqedonisë unitare.

Askush nuk ka të drejtë t'i ndalojë ndryshimet demokratike", tha Zaev. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori