Zaev: Në tetor mund të organizohen zgjedhje
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një prononcim për agjencinë “Beta” që transmetohet në RTS, ka deklaruar se Marrëveshja e Përzhinos mund të riafirmohet dhe se në tetor mund të përgatiten kushtet për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Zaev theksoi se opozita e udhëhequr nga partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet.

“Besojmë se në periudhën gjatë verës do të bëhet e qartë sesi do të dilet nga kriza. Stina e verës në çdo rast nuk do të jetë e qetë dhe paqësore. E gjitha varet nga ajo që do të ndodh në fund të qershorit”, ka deklaruar Zaev.

Ai gjithashtu ka thënë se partia e tij e mbështet “Revolucionin Laraman”, sepse ata besojnë se organizatat e shoqërisë civile duhet të kenë një rol serioz në shoqërinë e Maqedonisë. /Albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori