Grida Duma nxjerr të pathënat e PD: Basha nuk ka qënë i lirë në PD, shkak Sali Berisha!

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se ish-lideri i PD-së, Sali Berisha e ka mbyllur ciklin e tij, ndërsa për Lulzim Bashën shprehet se tani ka filluar ciklin e kryetarit.

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Duma thotë se në këto 8 vite në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pasur një dualizëm me Sali Berishën, që sipas saj kjo nuk duhet të kishte ndodhur.

Numri dy i PD-së, tha ndër të tjera se Lulzim Basha tani ka nisur kontratën me demokratët.

“Për mua Sali Berisha e ka mbyllur ciklin e të provuarit gjithçka demokratëve. E ka provuar Berisha,  ca lideri është, sa fitore çon, deri ku është në gjendje të japë dorëheqjen, si ka udhëhequr. Ciklin e Berishës ne e njohim. I Bashës fillon tani pa dualizimin e Berishës. Sepse në 8 vite Lulzim Basha ka bërë një nga gabimet më të mëdhaja që nuk i falet një kryetari partie, dualizmi me Sali Berishën.

Që do të thotë që në çdo moment që Basha merrte vendim, e ka lejuar për hir të respektit, çështje të tijat, që nuk janë politike, por individuale, për të cilat për paradoks sot po shahet, e ka lejuar  Sali Berishën ti bëjë hije si lider historik. Çfarë ndodhte në PD? Sa herë që Basha jepte një direktive, demokratët thoshin: E tha Basha këtë, po doktori çfarë mendon?! Për mua Lulzim Basha këtë dualizëm nuk duhet ta mbante. Kjo kërkon një bisedë të sinqertë mes të dyve. Unë nuk dua të mendoj se Berisha ishte për tu hequr, sepse PD nuk po e heq as sot Berishën.

PD është duke çeduar nga standardi i saj. Me të majtën ka thënë kushdo që është non grata të iki. Me Sali Berishën kur u përball me këtë goditje, tha: ‘Të ndalojmë. Ne nuk e marrim apriori që non grata e Berishës është cështje korrupsioni, ta lëmë liderin historik ta zgjidhë me gjyq’.

Për mua fakti që Lulzim Basha nuk ishte kurrë at vrasësi, as sot nuk është. Që ka zgjedhur këtë rrugë, që nuk u mirëkuptuan kurrë të dy, është një nga gjërat që unë kam thënë, se ka bërë vendimin e mirë, por nuk jam me Lulzim Bashën për këtë arsye, se unë nesër mund ta kritikoj Bashën për pafund gjëra, sic po e kritikoj për 8 vitet. Lulzim Basha për mua sot e ndërton kontratën me demokratët, deri sot nuk e ka ndërtuar një kontratë në të cilën ai nuk ishte 100% i lirë”.  tha Duma.

 

 


Shtuar 26.11.2021 22:40