Zaev në pritje të mandatit, por Ivanov zgjedh të udhëtojë
Afati kushteturs i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re, skadon këtë të enjte.

Por, nga ana tjetër, Ivanov nuk do të jetë të enjten në Maqedoni pasi sipas burimeve të "TV24", ai do të niset në një udhëtim zyrtar.

Ndërkohë, kreu i parlamentit, Talat Xhaferi, tha mbrëmë se ai do të respektojë vullnetin e shumicës parlamentare dhe se qeveria do të formohet edhe pa mandatin e presidentit.

Por, nga ana tjetër, Ivanov ka filluar të japë shenja se është dorëzuar përballë shumicës së re parlamentare.

Kabineti i Ivanovit lajmëron në mënyrë joformale mediat se ky i fundit planifikon që një ditë para se të skadojë afati kushtetues prej dhjetë ditësh, Ivanov do t’ia japë mandatin kreut socialdemokrat Zoran Zaev.

Mesa duket ishe takimi me diplomatin e lartë nga Uashingtoni Hoyt Bryan Yee, para rreth dhjetë ditëve, ai që ia ndryshoi qëndrimin kategorik Ivanovit për mosdhënien e mandadtit liderit të shumicës së re parlamentare. /albeu.com/

Shtuar më 16/05/2017, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori