Zaev: Në pranverë do të zgjerohet koalicioni qeveritar
Pëlqej
ryeministri Zoran Zaev këtë pranverë planifikon ta fillojë me format më të zgjeruar qeveritar. Ai nuk ka zbuluar se me cilat parti është në negociata për hyrje në qeveri, por vetëm shkurt tha se shpreson se do të ketë parti të tjera opozitare që do të bëhen pjesë e qeverisë së tij të ri formatuar.

“Ne po bisedojmë me partitë opozitare, pasi kjo është mënyra për ta zgjeruar shumicën parlamentare. Do bisedojmë me të gjithë partitë politike që duan t’i mbështesin që kanë filluar në këtë shtet, me një tendencë të përforcimit pasi po vjen pranvera. Pranvera është e rëndësishme për aktivitetet operative në terren dhe për investimet e mëdha kapitale, por edhe për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO. Para Maqedonisë janë vendosur çështje tejet të rëndësishme dhe serioze, dhe nuk do ishte keq që shumica parlamentare të jetë më stabile dhe më serioze”, ka thënë Zaev.
Shtuar më 25/02/2018, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori