Grabitja e Rinasit, ankohet avokati i vëllezërve Çala: Nuk lejohet të futet asnjë material në 41-biss, nuk e di a janë dakord me mbrojtjen

Gjykata e Posaçme po degjon mbrojtjen për 8 pandehurit për grabitjen e Rinasit. Gjatë zhvillimit të seancës avokati i vëllezërve Eldi dhe Klement Çala theksoi se dy klientët e tij janë në regjimin e posaçëm 41 biss dhe se nuk ka pasur mundësi që të konsultohet me ta për mbrojtjen.

Avokati Elton Hyseni theksoi ata kanë qenë në grevë urie dhe se nuk janë njohur me materialin. Po ashtu avokati theksoi se nuk ju lejohet që në ambientet e regjimit të posaçëm të futet asnjë material dhe se s’ka pasur mundësi konsulte me dy vëllezërit.

Avokati theksoi faktin që duke qenë se Eldi dhe Klement Çala nuk kishin marrë dijeni për mbrojten nuk mund ta relatonte para gjykatës pa folur me ta nëse janë dakord me mbrojtjen. Në këtë seancë u konfimua se të pandehurit që janë në regjimin e posaçëm 41 biss kanë qenë në grevë urie.