Mbytet një pushues në plazhin e Borshit dhe një në Kavajë

Një pushues është mbytur sot në plazhin e Borshit. Sipas policisë, dyshohet se shkak është bërë infarkti. Ka nisur punë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Sot, rreth orës 17:33, shtetasit S. M., rreth 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Borshit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Gjithashtu është mbytur një pushues edhe në Kavajë.

“Sot, rreth orës 17:40, shtetasi V. N., 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.