Historia Juve-Morata nuk ka mbaruar, spanjolli mund të luajë sërish në Torino

Juventusi i dha lamtumirën këtë të premte spanjollit Alvaro Morata pas përfundimit të kontratës më 30 qershor dhe nuk do të vazhdojë të mbajë fanellën e skuadrës torineze sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, larg përfundimit të kësaj telenovele, në Itali theksojnë se Juventusi është shumë i kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat dhe është optimist se lojtari spanjoll do të përfundojë sërish te skuadra bardh e zi.

Sipas La Gazzetta dello Sport, historia e dashurisë mes Juves dhe Alvaro Morata mund të mos ketë përfunduar ende. Lojtari është rikthyer aktualisht në Spanjë pasi bardhezinjtë nuk kanë dashur të ekzekutojnë klauzolën e blerjes të vendosur në huazimin e tij për dy sezone (për 35 milionë euro).

Megjithatë, pavarësisht asaj që mund të duket, rinovimi i tij deri në vitin 2024 me Atletico Madrid është një lëvizje që favorizon Juventusin siç mendon klubi italian.

Arsyeja? Nëse Alvaro nuk do të kishte rinovuar, funksionimi i një huazimi të ri do të ishte i pamundur.

Tani, megjithatë, një skenar i ri po hapet mes dy klubeve, gati për të çuar në një negociatë konkrete. Në mënyrë të tillë që Juventusi po shqyrton një huazim me detyrim për të blerë ose një shitje përfundimtare. /albeu.com/


Shtuar 2.07.2022 18:05