“Trasparencë, drejtësi, llogaridhënie”, Klodiana Lala jep lajmin: Ja çfarë më komunikoi KLGJ sot (FOTO LAJM)

Gazetarja investigative, Klodiana Lala, është shprehur se Gjykata e Posaçme ka hapur dyert për median e publikun.

Sipas Lalës, kjo ndodhi pas shumë përplasjesh që ajo kishte pasur me këtë institucion.

Lajmin Lala e bëri përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Gjykata e Posacme, dmth gjykata elite qe sipas ligjit gjykon zyrtaret e korruptuar e te lidhur me krimin e organizuar, hapi dyert per median e publikun. Kjo ndodhi pas shume perplasjesh (per kete kam dhjetra deshmitare) qe pata me kete institucion, te cilit ne fakt i kerkoja te zbatonte vetem ligjin. Asnje privilegj. KLGJ ma komunikoi zyrtarisht sot, vendimin qe mori pas ankeses dhe shqetesimit te ngritur nga ana ime.

Drejtesia duhet jo vetem te behet, por edhe te duket. Ne gjyqe me dyer te mbyllura ujerat bien ere.

Trasparence, drejtesi, llogaridhenie!”, është shprehur Lala./albeu.com/